Duhet të flasim për Ballkanin Perëndimor
Shkruar nga
Ka një gjendje alarmante nga jehona e viteve 1990 në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndërsa bisedimet për zgjerimin e Bashkimit Endarian në rajon kanë ngecur, ekziston një faktor i përbashkët shqetësues në krizat me të cilat përballet Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi: qeveria serbe po mbështet në mënyrë aktive përpjekjet për t’i destabilizuar ato, duke mbështetur përfaqësuesit e brendshëm dhe duke kërcënuar sovranitetin dhe integritetin territorial.
E shoqëruar me ndërhyrjen ruse, ndarjen e BE-së dhe dobësinë e NATO-s, kjo po rezulton të jetë një përzierje vdekjeprurëse. Përparimi që u bë në rajon në vitet 2000 – drejt shteteve paqësore, të begata, multietnike – po zhbëhet dhe hapësira është e hapur për ngatërrestarët. Ka ardhur koha që NATO dhe BE të punojnë së bashku dhe të ndërmarrin veprime për të ndalur rënien dhe për të mbrojtur progresin që është bërë.
Në shtator të këtij viti, në kufirin me Kosovën, Serbia vendosi automjete të blinduara dhe avionë luftarakë, duke sfiduar demilitarizimin e pas vitit 1999. Në Bosnje dhe Hercegovinë, politikanët separatistë serbë të Bosnjës, të cilët janë politikisht dhe financiarisht të varur nga Serbia, po tërhiqen në mënyrë të njëanshme dhe jokushtetuese nga institucionet e nivelit shtetëror të krijuara si rezultat i marrëveshjes së paqes të Dejtonit, teksa kryejnë ushtrime speciale policore në një shfaqje të hapur të forcës. Në Mal të Zi, Beogradi nxit ndasitë fetare, duke kontribuar në një klimë politike gjithnjë e më toksike që ka rindezur çështjet e orientimit të politikës së jashtme, përkatësisë etnike dhe besimit.
Këto veprime destabilizuese janë të mbështetura të gjitha nga koncepti i “Botës Serbe” – një ide e ngjashme alarmante me “Serbinë e Madhe” të ish-presidentit Sllobodan Millosheviç – tani e mbështetur hapur nga ministri i brendshëm i vendit, Aleksandar Vulin. Këtu mund të shihen gjurmë të qarta të viteve 1990, gjatë të cilave regjimi i Millosheviçit krijoi një sërë luftërash, që kulmuan me spastrim etnik dhe gjenocid.
Këtë herë, megjithatë, situata përkeqësohet nga faktorë më të largët. Kryesorja midis tyre është ndërhyrja aktive e Rusisë. Kremlini mbështeti një përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016 dhe vazhdon ta pengojë Kosovën nga njohja e plotë ndërkombëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo gjithashtu ka mbështetur paraushtarakët dhe ka lëshuar kërcënime të hapura në përgjigje të çdo sugjerimi për anëtarësimin e Bosnjës në NATO, ka kërkuar të minojë përfaqësuesin e lartë përgjegjës për mbikëqyrjen e progresit të marrëveshjeve të Dejtonit dhe po mbështet separatistët dhe nacionalistët në të gjithë rajonin.
Pastaj është problemi i një BE-je të përçarë. Ndërsa Bullgaria mbetet vetoja e vetme kundër bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kryeministri hungarez Viktor Orbán ka ofruar një platformë për retorikë të rrezikshme islamofobike dhe anti-boshnjake dhe revizionizëm historik që shtrembëron faktet e vërtetuara rreth luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi. Me ide të tilla në qarkullim të hapur, BE-ja nuk është në gjendje të përballet me sfidën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Përfundimi i hat trick – dhe i inkurajuar nga tërheqja kaotike nga Afganistani – është perceptimi se NATO është e pafuqishme dhe se tani është një kohë e mirë për të sfiduar qëndrimin e saj në rajon.
Kësisoj, është thelbësore që ne të ndërmarrim veprime kolektive. Së pari, rajoni duhet të trajtohet si një tërësi koherente: politika perëndimore duhet të marrë parasysh se krizat dhe tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi janë të gjitha të lidhura dhe se mbështetja tek Serbia si një shtyllë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor është, fatkeqësisht, një politikë e gabuar.
Serbia nuk është më një aleate ndihmuese në zgjidhjen e problemeve politike në Ballkan; përkundrazi, është shkaku kryesor i tyre. Prandaj, qasja jonë duhet të kalojë në atë të kontrollit, duke kërkuar llogari nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe qeveria serbe për provokimin e destabilitetit.
Së dyti, NATO duhet të sigurojë që prania e saj në rajon të jetë mjaft e konsiderueshme për të vepruar si një pengesë ndaj dhunës. Kjo do të thotë rritje e numrit të trupave. Forca stabilizuese e EUFOR-it në Bosnje dhe Hercegovinë ka vetëm rreth 700 anëtarë, një kontigjent i pakët që nuk ka gjasa të përmbajë ndonjë destabilitet të konsiderueshëm. Kosova gjithashtu duhet të pranohet në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s së bashku me Bosnjën dhe të mirëpritet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.
Së treti, BE-ja duhet të zgjohet nga kërcënimi në kufijtë e saj. Fjalët e sjellshme nuk do të na çojnë askund. Një përgjigje e fortë e mbështetur nga kërcënimi i sanksioneve është mesazhi i vetëm që do të depërtojë. Kërcënimet e dhunës, nacionalizmit etnik dhe mohimit të gjenocidit duhet të përballen me dënim të qartë dhe të shpejtë dhe jo me heshtje të zakonshme të sikletshme të BE-së. As deklaratat nuk duhet të vazhdojnë të jenë të mbrojtura në gjuhën e “të dyja palëve”.
Disa politikanë evropianë mund të shqetësohen se një përgjigje e tillë e fortë do të shërbejë vetëm për të tjetërsuar Ballkanin Perëndimor, por kjo frikë është e pabazë. Rusia nuk do të zëvendësojë BE-në. Të rinjtë e rajonit nuk po ikin në Moskë por në BE. Kur liderët evropianë deklaruan në vitin 2003 se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”, ata kishin të drejtë. Pyetja është se sa grindje do të duhet të kalojë rajoni para se të arrijë atje.
Nëse liderët europianë si Orbán i Hungarisë ose Janez Jansha i Sllovenisë bllokojnë këtë kthesë drejt politikës parimore, atëherë qeveritë progresive duhet të koordinohen, së bashku me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, dhe të ecin përpara në afat të shkurtër. Në planin afatgjatë, vendet europiane do të duhet të ndërtojnë një strategji dhe politikë për të cilën të gjithë 27 anëtarët mund të bien dakord – diçka që SHBA duhet të punojnë për ta inkurajuar. Nëse anëtarësimi në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është në lojë, atëherë duhet të merren parasysh hapat e përkohshëm, si anëtarësimi në tregun e vetëm, bashkimin doganor dhe rritja e financimit.
Pa dyshim, konflikti në rajon nuk është më i paimagjinueshëm – nëse nuk veprojmë, është thjesht çështje kohe. Rusia e di këtë dhe po teston qëllimisht vendosmërinë dhe aftësitë e NATO-s. Nëse NATO dhe BE nuk janë në gjendje të mbrojnë stabilitetin në Ballkan – jo oborri pas shtepie, por nje oborr ne zemer te shtepise se tyre – atëherë ka pak gjasa që ata ta bëjnë këtë diku tjetër. Dhe në mungesë të një angazhimi të besueshëm euroatlantik, nuk do të vuajë vetëm Ballkani.
Arminka Helić është anëtare e Dhomës së Lordëve Britanikë dhe ka shërbyer si këshilltare speciale e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar William Hague nga viti 2010 deri në 2014. Anthony Mangnall është deputet konservator për Totnes dhe South Devon.
Përktheu nga anglishtja: Kevi Mucllari
Të Fundit
Nuk ekziston diçka e tillë si shoqëria sekulare. Pretendimi im është njëkohësisht brutal dhe paradoksal: çështja…
Yan Xuetong Yan Xuetong, autori i “Mendimi i lashtë kinez, fuqia moderne kineze”, është profesor…
Arsimi i lartë është në trysninë e transformimeve të mëdha. Studimet tregojnë se shumica e…
Robert A. Pape Që nga 7 tetori, Izraeli me rreth 40,000 trupa ushtarake ka pushtuar…
Me politicid nënkuptoj një proces që ka si qëllim final shpërberjen e existencës së popullit…
Kisha serbe ka qenë një strehë e ngrohtë e gatitjes së paranojës revanshiste serbe ndaj…