Deklarata e Sharonit (1960)

SE qëllimet e qeverisë janë të mbrojë këto liri përmes ruajtjes së rendit të brendshëm, garantimit të mbrojtjes kombëtare dhe administrimit të drejtësisë;

Shkruar nga

Deklarata e Sharonit u miratua më 11 Shtator 1960 nga një grup prej 100 konservatorësh të rinj që u mblodhën në shtëpinë e William F. Buckley në Sharon, Connecticut me qëllim krijimin e Yang Americans for Freedom ([YAF], Të Rinjtë Amerikanë për Liri). Në vitin 2015, New York Times e njohu deklaratën e Sharonit si një “dokument themelor” të Lëvizjes Konservatore dhe ajo konsiderohet gjerësisht nga historianët dhe udhëheqësit e mendimit si një nga deklaratat më të rëndësishme në historinë e konservatorizmit amerikan. Mesazhi i saj është i përjetshëm dhe është përqafuar nga udhëheqës të panumërt konservatorë që prej miratimit të saj, duke përfshirë Presidentin Ronald Reagan i cili shërbeu si Kryetar Nderi Kombëtar i YAF. Deklarata e Sharonit vazhdon të jetë një prej dokumenteve më frymëzues të lëvizjes konservatore amerikane.

Teksti i plotë:

Në këtë kohë të krizës morale dhe politike, është përgjegjësia e rinisë së Amerikës të afirmojë disa të vërteta.

NE, si konservarorë të rinj besojmë:

SE më e larta mes vlerave transcedentale është përdorimi nga individi i vullnetit të lirë të dhuruar nga Zoti, prej nga përfton të drejtën për të qenë i lirë nga kufizimet e forcës arbitrare;

SE liria është e pandashme dhe se liria politike nuk mund të ekzistojë për një kohë të gjatë pa lirinë ekonomike;

SE qëllimet e qeverisë janë të mbrojë këto liri përmes ruajtjes së rendit të brendshëm, garantimit të mbrojtjes kombëtare dhe administrimit të drejtësisë;

SE kur qeveria shkon përtej këtyre funksioneve të drejta, ajo akumulon pushtet që priret të dobësojë rendin dhe lirinë;

SE Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është sistemi më i mirë i shpikur deri më sot për fuqizimin e qeverisë për të përmbushur rolin e duhur të saj, ndërsa e frenon atë nga përqëndrimi dhe abuzimi me pushtetin.

SE fryma e Kushtetutës – ndarja e pushteteve – përmblidhet në klauzolën që u rezervon përparësinë shteteve ose popullit, në sferat që nuk i janë deleguar posaçërisht Qeverisë Federale;

SE ekonomia e tregut, shpërndarja e burimeve nga funksionimi i lirë i ofertës dhe kërkesës, është sistemi i vetëm ekonomik që përputhet me kërkesat e lirisë personale dhe qeverisjes kushtetuese, dhe se ajo është, në të njëjtën kohë, furnizuesi më produktiv i nevojave shoqërore.

SE kur qeveria ndërhyn në funksionimin e ekonomisë së tregut, ajo ka tendencën të reduktojë fuqinë morale dhe fizike të kombit; se kur ajo merr prej dikujt për t’i dhënë një tjetri,  ajo dobëson incentivën e të parit, integritetin e të dytit dhe autonominë morale të të dyve;

SE ne do të jemi të lirë për aq sa sovraniteti kombëtar i Shteteve të Bashkuara të jetë i sigurt; se historia tregon që periudhat e lirisë janë të rralla dhe mund të ekzistojnë vetëm kur qytetarë të lirë mbrojnë në mënyrë të bashkërenduar të drejtat e tyre përballë të gjithë armiqve;

SE forcat e Komunizmit ndërkombëtar janë, në këtë moment, kërcënimi më madhor ndaj këtyre lirive;

SE Shtetet e Bashkuara duhet të theksojnë fitoren mbi, dhe jo bashkëjetesën me, këtë kërcënim; dhe

SE politika e jashtme e Amerikës duhet gjykuar nga ky kriter: a i shërben interesit të drejtë të Shteteve të Bashkuara?

Të Fundit


Besa e shqiptarëve: Një përgjigje bujare ndaj gjenocidit

Besa e shqiptarëve: Një përgjigje bujare ndaj gjenocidit

Ndërsa vazhdoj të shoh me tmerr shpërnguljen e detyruar të refugjatëve nga vende ku shtëpia…

Lashtësia e Modernitetit

Lashtësia e Modernitetit

Afrimi i vitit 1000 hixhri, që përkon me vitet 1591-1592 të kalendarit gregorian për shumëkënd…

Dekomunistizimi varet nga fati i së djathtës!

Dekomunistizimi varet nga fati i së djathtës!

Procesi i çmontimit të trashëgimisë politike, kulturore dhe psikologjike komuniste në Shqipëri, i njohur si…

Pikëpamja nga Uashingtoni e Janusz Bugajskit: Pse Perëndimi është i butë ndaj Beogradit?

Pikëpamja nga Uashingtoni e Janusz Bugajskit: Pse Perëndimi është i butë ndaj Beogradit?

Në Ballkan ka perceptime të përhapura se duke pajtuar Serbinë, qeveritë perëndimore kontribuojnë në fakt…

Shtatë teza rreth populizmit

Shtatë teza rreth populizmit

1. Populizmi nuk është as pjesë autentike e politikës moderne demokratike as ndonjë lloj patologjie…

Shqiptarët më të varfrit e Europës edhe në vitin 2021

Shqiptarët më të varfrit e Europës edhe në vitin 2021

Sipas të dhënave të EUROSTAT për vitin 2021, 43% e qytetarëve shqiptarë janë të rrezikuar…